Ndërlidhjet

logo-print

Ngrihen akuzat kundër Mishkoviqit


Mirosllav Mishkoviq

Mirosllav Mishkoviq

Zyra e Prokurorit në Beograd ka ngritur sot akuzat kundër biznesmenit më të pasur serb, Mirosllav Mishkoviq, dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët përfshijnë djalin e Mishkoviqit dhe disa biznesmenë.

Ata akuzohen për mashtrime në privatizimin e kompanive për ndërtimin e rrugëve, nga të cilat thuhet se kanë përfituar mbi 40 milionë euro.

Mishkoviq është në paraburgim qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Paraburgimi i është zgjatur disa herë dhe aktualisht i është caktuar deri më 9 qershor.

Mishkoviq ka bërë pasurinë e tij si aleat i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve 1990.

Pasuria e tij, më 2007, është llogaritur në më shumë se 2 miliardë euro, edhe pse besohet se është tkurrur nga ajo kohë.
XS
SM
MD
LG