Ndërlidhjet

BE nuk e do Serbinë me probleme


Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Vincent Deger - foto arkivi

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Vincent Deger - foto arkivi

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Vincent Deger, ka thënë se nuk mund të lejohet që Serbia në BE të sjellë “konflikt të pazgjidhur”.

“Nuk duam ta shohim Serbinë anëtare të BE-së, me probleme të pazgjidhura me fqinjët. Andaj, insistojmë që Beogradi dhe Prishtina të diskutojnë për problemet dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, që do të lehtësonte jetët e qytetarëve edhe në Serbi, edhe në Kosovë. Nuk duam të sjellim konflikte në BE, andaj duam që problemi të zgjidhet para anëtarësimit”, ka thënë Deger, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të njëjta, Deger ka theksuar se “askush nuk kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por vetëm normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve”.

Deger raportohet t’i ketë bërë këto komente në një manifestim në Beograd, me rastin e Ditës së Evropës.
XS
SM
MD
LG