Ndërlidhjet

Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës, në fund të qershorit?!


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesit e zyrave ndërlidhëse të Kosovës dhe Serbisë, Lulzim Peci dhe Dejan Paviqeviq, kanë biseduar në Beograd për detajet teknike të pozicioneve të tyre.

Sipas mediave serbe, Peci ka qëndruar në ditët e kaluara në kryeqytetin serb për të parë zyrat e tij. Me të njëjtin qëllim, në Prishtinë ka qëndruar edhe Paviqeviq.

Ky i fundit i ka thënë Tanjug-ut se takimi me Pecin është zhvilluar në zyrën e delegacionit të BE-së në Beograd dhe se në takim ka marrë pjesë edhe shefi i këtij delegacioni, Vincent Deger.

“Është biseduar rreth disa çështjeve teknike… Ka qenë takim korrekt”, është shprehur Paviqeviq.

Ai ka thënë se pret që shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës të bëhet deri në fund të qershorit.

Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të të dyja vendeve ka qenë pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG