Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Raketat ruse destabilizojnë rajonin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar se shitja e raketave ruse tokë-ajër në Siri, do të ishte “potencialisht destabilizuese” për rajonin.

Kerry i ka bërë këto komente në Romë, pas bisedimeve me zyrtarët italianë.

Gazeta Wall Street Journal ka shkruar të mërkurën se Izraeli ka paralajmëruar Uashingtonin se Rusia planifikon t’i shesë sistem të sofistikuar rekator Sirisë.

Siria ka qenë aleat i afërt ushtarak i Moskës për dekada të tëra, ndërsa Rusia ka bllokuar përpjekjet ndërkombëtare për të përmbysur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Megjithatë, Kerry, pas qëndrimit në Moskë ka thënë se SHBA-ja dhe Rusia do të punojnë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë, mbase në këtë muaj.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG