Ndërlidhjet

Mbi 20 të arrestuar në Preshevë dhe Vranjë


Ilustrim
Ilustrim
Në territorin e komunës së Preshevës dhe asaj të Vranjës janë arrestuar mbi 20 persona, të dyshuar për tregti me njerëz dhe kontrabandë të cigareve.

Sipas agjencive serbe, në mesin e të arrestuarve ka edhe policë dhe doganierë.

Aksioni i arrestimit, i cili ka nisur të enjten në mëngjes, është kryer nga Drejtoria për zbulimin e krimit dhe pjesëtarët e policive kufitare të Serbisë dhe të Maqedonisë, shkruan Beta.

Pos në komunat e Preshevës dhe Vranjës, aksioni i arrestimit të të dyshuarve është zhvilluar edhe në fshatin Llojan të Maqedonisë, që gjendet pranë kufirit me Preshevën.

Sipas policisë serbe, në këtë anë, gjatë vitit të kaluar, janë kapur mbi 6,000 migrantë ilegalë nga Afganistani, Lindja e Afërme dhe vendet e Afrikës perëndimore.
XS
SM
MD
LG