Ndërlidhjet

logo-print

Bostoni “s’ka qenë i paralajmëruar” për Tsarnaevët


Sulmet e 15 prillit në Boston

Sulmet e 15 prillit në Boston

Shefi i Policisë së Bostonit ka thënë se departamentit të tij nuk i janë bërë me dije paralajmërimet e Rusisë në lidhje me sulmuesit e dyshuar të Maratonës së Bostonit.

Në një senacë dëgjimore të Kongresit amerikan, komisionari Edward Davis ka thënë se nuk ka pasur asnjë informacion për vëllezërit Tsarnaev, të cilët dyshohen se kanë kryer sulmet e 15 prillit, në të cilat kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.

Ish-senatori Joseph Lieberman ka thënë se “ka qenë e mundur të parandalohen sulmet, po qe se agjencitë amerikane do të kominikonin në mënyrë efektive”.

FBI dhe CIA, në vitin 2011, kanë marrë ndaraz paralajmërime nga Qeveria ruse, se Tamerlan Tsarnaev mund të ketë prirje militante islamike.

Çeçeni ka vizituar rajonin rus të Kaukazit Verior në vitin 2012.

Pas sulmeve, Tamerlan është vrarë në të shtënat me policinë, ndërsa vëllai i tij, Dzokhar, është arrestuar.
XS
SM
MD
LG