Ndërlidhjet

Cameron dhe Putin flasin për Sirinë


Cameron & Putin - foto arkivi

Cameron & Putin - foto arkivi

Konflikti në Siri pritet të jetë në krye të agjendës së bisedimeve ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Dy udhëheqësit do të takohen sot në Soçi të Rusisë.

Britania mbështet rebelët sirianë dhe do që të heqë embargon e armëve të Bashkimit Evropian, ndërsa Rusia ka qenë për kohë të gjatë aleate dhe furnizuese me armë e regjimit sirian.

Cameron, megjithatë, ka mirëpritur nismën e përbashkët ruso-amerikane, e cila u bën thirrje të gjitha palëve në Siri që të ndjekin një konferencë ndërkombëtare, ku do të diskutohej zgjidhja politike e konfliktit dyvjeçar.

Koalicioni Kombëtar i opozitës në Siri ka shfaqur dyshime për negociatat që do të përfshinin edhe regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Konflikti civil në Siri ka shpërthyer në mars të vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime.
XS
SM
MD
LG