Ndërlidhjet

Thaçi në Stamboll


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Stamboll, për të marrë pjesë në takimin e 22-të vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kosova përfaqësohet për herë të parë në këtë forum ekonomik, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Po sipas saj, kryeministri Thaçi do të mbajë një fjalim, ku do të prezantojë të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike dhe politike, si dhe do të prezantojë mundësitë e hapura në Republikën e Kosovës për investitorët e huaj.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, kryeministri Thaçi do të ketë takim të veçantë edhe me kryeministrin turk, Recep Tayyep Erdogan.

BERZH-i zhvillon takimin vjetor sot dhe nesër.

Kosova është anëtarësuar në këtë bankë në nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG