Ndërlidhjet

Shkencëtari britanik bojkoton Izraelin


Ilustrim
Ilustrim
Fizikanti britanik, Stephen Hawking, ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë një konferencë ndërkombëtare, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm, sepse "ka vendosur që t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së palestinezëve për bojkotimin e kontakteve me akademikët izraelitë".

Deklarata është lëshuar nga Universiteti i Kermbrixhit.

Vendimi do të thotë se njëri nga shkencëtarët më të famshëm në botë i është bashkuar bojkotit, i cili kundërshton trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit.

Konferenca e qershorit në Izrael organizohet nga presidenti i këtij vendi, Shimon Perez. Temë e takimit do të jetë “Përballja me të nesërmen - 2013”.
XS
SM
MD
LG