Ndërlidhjet

logo-print
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se një unazë e krimit kibernetik ka vjedhur 45 milionë dollarë, duke sulmuar një databazë të kartelave debitore dhe duke tërhequr para nga mijëra bankomatë, në më shumë se 25 vende.

Aksioni është cilësuar si një nga vjedhjet më të mëdha bankare në histori.

Vendet ku janë vjedhur paratë nga bankomatët përfshijnë Francën, Gjermaninë, Britaninë, Italinë, Japoninë, Pakistanin, Rumaninë, Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se operacioni ka ndodhur në dy faza, në dhjetor dhe në shkurt.

Autoritetet në SHBA kanë arrestuar shtatë persona, nën akuzat se kanë qenë pjesë e qelizës njujorkeze të unazës.

Ata akuzohen se kanë tërhequr 2.8 milionë dollarë para të gatshme në më pak se një ditë.

Prijësi i akuzuar i qelizës amerikane raportohet të jetë vrarë në Republikën Domenikiane, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG