Ndërlidhjet

Merkel, vizitë të papritur në Afganistan


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas arritjes në Afganistan. 10 maj 2013.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas arritjes në Afganistan. 10 maj 2013.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka nisur një vizitë të papritur në Afganistan.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se Merkel ka fluturuar të premten drejt qytetit Mazar-e-Sharif, ku janë të pozicionuara forcat gjermane.

Ajo po shoqërohet nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere.

Vizita ndodh gjashtë ditë pasi një ushtar gjerman është vrarë në përleshjet me kryengritësit talibanë.

Ai ka qenë ushtari i parë gjerman që ka vdekur në Afganistan brenda dy vjetësh.

Kontingjenti prej 4,300 trupash gjermane në Afganistan pritet të lërë këtë vend në fund të vitit 2014, së bashku me pjesën tjetër të Forcës Ndihmëse të Sigurisë, të udhëhequr nga NATO-ja.

Por, Gjermania po ashtu ka propozuar se mund të mbajë një personel prej 800 ushtarësh në Afganistan, edhe përtej kësaj date, për të trajnuar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG