Ndërlidhjet

Mbi 1,000 të vdekur në Bangladesh


Bangladesh

Bangladesh

Zyrtarët në Bangladesh thonë se numri i të vdekurve nga shembja e fabrikës është rritur mbi 1,000.

Shifrat janë bërë publike sot, pasi autoritetet kanë vazhduar të nxjerrin trupa të pajetë nga rrënojat e kompleksit.

Incidenti i 24 prillit konsiderohet si katastrofa më vdekjeprurëse në industrinë e tekstilit.

Rreth 2,500 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, por është e paqartë se sa trupa mbeten të bllokuar.

Fabrika gjendej pak kilometra larg kryeqytetit Daka.

Mbi 10 njerëz janë arrestuar në lidhje me rastin. Industria e tekstilit në Bangladesh ofron veshje për firma të mëdha në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG