Ndërlidhjet

logo-print
Olimpiku britanik në garën me jaht, Andrw Simpson, ka ndërruar jetë, pasi jahti i tij është përmbytur në bregdetin e Kalifornisë gjatë provave për Kupën e Amerikës.

Dymbëdhjetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë nxjerrë nga deti, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në një spital të San Franciskos.

Simpson, 36 vjeç, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Pekini 2008, ndërsa të argjendtën në Olimpiadën e Londërs, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG