Ndërlidhjet

logo-print

Rusia zgjat afatin e kredisë për Qipron


Ministri i Jashtëm qipriot, Ioannis Kasoulides.

Ministri i Jashtëm qipriot, Ioannis Kasoulides.

Ministri i Jashtëm qipriot, Ioannis Kasoulides, ka bërë të ditur se Rusia është pajtuar që të zgjasë afatin e kredisë së saj për Qipron në vlerë prej 2.5 miliardë eurosh.

Raportet thonë se Rusia ka rënë dakord që të zgjasë maturimin e kredisë për dy vjet dhe të ulë normën e interesit, për të ndihmuar financiarisht Qipron.

Kjo e fundit, në muajin mars, është bërë vendi i katërt i Eurozonës që ka marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për 10 miliardë euro ndihmë, Qiproja është pajtuar për reforma bankare dhe për vendosjen e taksave në depozitat mbi 100,000 euro.

Ivestitorët rusë thuhet të kenë shuma të mëdha parash të investuara në bankat e Qipros.
XS
SM
MD
LG