Ndërlidhjet

Castro mund të akuzohet për vrasje


Ariel Castro
Ariel Castro
Prokurorët në Ohajo të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se planifikojnë të rëndojnë me akuza për vrasje personin që dyshohet se ka mbajtur të izoluara tri gra për rreth 10 vjet.

Ariel Castro, 52 vjeç, është akuzuar fillimisht për rrëmbimin dhe përdhunimin e Amanda Berryt, Gina DeJesusit dhe Michelle Knightit.

Berry ka arritur të dalë jashtë shtëpisë të hënën dhe ka alarmuar problemin. Vetëm pak orë më vonë, Castro ka rënë në prangat e policisë.

Prokuroria ka thënë se akuzat për vrasje bazohen në dëshminë e njërës prej grave të rrëmbyera, e cila ka thënë se “është rrëmbyer nga Castro, ka mbetur shtatzënë me të, pastaj është keqtrajtuar fizikisht për të arritur deri te aborti spontan”.

Ajo i ka thënë policisë se ka pësuar së paku pesë aborte nga rrahjet dhe uria.

Njëra nga vajzat ka një fëmijë gjashtë vjeç, të cilin e ka lindur gjatë kohës sa ka qenë e rrëmbyer.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG