Ndërlidhjet

logo-print

Sulme të reja kundër politikanëve pakistanezë


Pakistan

Pakistan

Sulmet kundër politikanëve pakistanezë kanë vazhduar edhe një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Zyrtarë të inteligjencës pakistaneze i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një bombë pranë zyrave të katër kandidatëve zgjedhorë në Vaziristanin Verior ka vrarë së paku tre njerëz.

Në Kueta, pesë persona janë plagosur nga një shpërthim jashtë zyrës së Partisë Popullore të Pakistanit.

Në anën tjetër, vazhdon të mos ketë asnjë lajm për fatin e Ali Haider Gilanit, kandidat i Partisë Popullore dhe djali i ish-kryeministrit Yousuf Raza Gilani.

Ai është rrëmbyer të enjten nga persona të armatosur.

Mbi 110 njerëz janë vrarë në Pakistan, në dhunën që lidhet me zgjedhjet e së shtunës. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për shumicën e sulmeve.
XS
SM
MD
LG