Ndërlidhjet

Rrjedhje nga Stacioni i Hapësirës


Imazhe të NASA-s
Imazhe të NASA-s
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka një rrjedhje në sistemin energjetik të ftohjes.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka bërë të ditur se astronautët kanë vënë re rrjedhje të amoniakut të bardhë nga stacioni, por ka theksuar se ajo nuk paraqet rrezik për ekupiazhin gjashtëanëtarësh.

Amoniaku kalon përmes laqeve të shumta për të ftohur sistemin energjetik të stacionit.

Është thënë se anëtarët e ekuipazhit do të duhet të ecin disa orë nëpër hapësirë për të rregulluar rrjedhjen.

Komandanti i Stacionit, Chris Hadfield, ka shkruar në Twitter se “situata serioze është stabilizuar”.

Në muajin nëntor, dy astronautë kanë kryer ecje në hapësirë për të rregulluar një rrjedhje të ngjashme të amoniakut.
XS
SM
MD
LG