Ndërlidhjet

logo-print

Posterë kundër Vuçiqit në Mitrovicë


Poster kundër Vuçiqit

Poster kundër Vuçiqit

Në veriun e Mitrovicës janë ngjitur posterë kundër vizitës së zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk je i mirëseradhur, do të të mallkojnë shenjtëritë e Kosovës”, shkruan pos tjerash në ta, bën me dije Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq ka paralajmëruar vizitën në Kosovë më 12 maj. Ai ka thënë se do që të bisedojë me serbët dhe përfaqësuesit e tyre politikë në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Serbët e veriut kundërshtojnë këtë marrëveshje, duke thënë se ajo i vë nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.

Marrëveshja është arritur më 19 prill në Bruksel, ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Zbatimi i saj mbetet kyç për avancimin e të dyja vendeve në rrugën evropiane.
XS
SM
MD
LG