Ndërlidhjet

Serbët në Beograd: Kosovë do të të çlirojmë


Beograd, 10 maj 2013.

Beograd, 10 maj 2013.

Serbë të veriut të Kosovës kanë protestuar në Beograd kundër Marrëveshjes së Brukselit.

Sipas mediave serbe, në Sheshin e Republikës janë mbledhur disa mijëra njerëz.

Ata kanë bartur pano me mbishkrimet: Kosova është Serbi, Kosovë do të të çlirojmë.

Protesta ka nisur në orën 12:44, duke simbolizuar Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Serbët e veriut kundërshtojnë marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo i vë nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.
XS
SM
MD
LG