Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi falenderon BERZH-in


Kryeministri i Kosovës, Hahsim Thaçi, Stamboll, 10 maj, 2013

Kryeministri i Kosovës, Hahsim Thaçi, Stamboll, 10 maj, 2013

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në takimin vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që filloi punimet në Stamboll.

Sipas një komunikate për media të kabinetit qeveritar, kryeministri Thaçi ka përshëndetur takimin duke falënderuar përfaqësuesit e shteteve që kanë votuar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në BERZH.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës janë të përcaktuar për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke punuar me përkushtimin më të lartë institucional për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe standardeve demokratike të integrimit”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Sipa skomunikatës, kryeministri Thaçi ka përmendur edhe arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar se kjo marrëveshje duhet të merret si shembull i mirë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që këtë ta bëjnë tani.

Sipas njoftimit qeveritar Gjatë ditës së sotme, në margjina të punimeve të takimit vjetor të BERZH-it, kryeministri Thaçi ka zhvilluar takime me kryeministrin e Jordanisë, Abdullah Ensour, kryeministrin e Tunizisë, Ali Larayedh dhe kryeministrin e Egjiptit, Hisham Kandil, ndërsa gjatë ditës do të takojë në një takim të veçantë, kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG