Ndërlidhjet

Arrestohet një gazetar tjetër i Radios Evropa e Lirë


Webfaqja e shërbimit azerbejxhanas e Radios Evropa e Lirë

Webfaqja e shërbimit azerbejxhanas e Radios Evropa e Lirë

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë është arrestuar në Azerbejxhan, ndërsa raportonte për një protestë mbi kontestet pronësore të banorëve të rrethit Imisli pranë kufirit me Iranin.

Korrespondenti i shërbimit të Azerbejxhanit, Azer Eli po xhironte protestën e fshatarëve.

Eli është paraqitur në gjykatë të premten.

Atij i është thënë nga policia se do të ngarkohet për organizimin e një proteste pa leje.

Edhe Vuqar Qadirov, një aktivist opozitar është arrestuar së bashku me disa demonstrues të tjerë.

Ata u liruan më vonë pa ndonjë akuzë.
XS
SM
MD
LG