Ndërlidhjet

Vendoset maja në Qendrën Botërore Tregtare


New York
New York
Maja e argjendtë e Qendrës së re Botërore Tregtare është vendosur plotësisht, duke e bërë atë ndërtesën më të lartë në SHBA.

Ajo zë një pjesë të zonës kur dikur qëndronin Kullat Binjake, të shkatërruara nga sulmi terorrist i 11 shtatorit të 2001-ës.

Maja ka një lartësi prej 541 metrash, apo 1.776 feet, që simbolizon vitin kur u shpall pavarësia e SHBA-së.

Maja do të shërbejë edhe si antenë, ndërsa drita e saj do të vërehet nga disa kilometra largësi.

Për të shmangur përplasjen e aeroplanëve, në maje do të vendpset një fener.
XS
SM
MD
LG