Ndërlidhjet

logo-print

Cameron e Putin diskutojnë për Sirinë


Kryeministri britanik, David Cameron dhe presidenti rus Vladimir Putin

Kryeministri britanik, David Cameron dhe presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha se i ka diskutuar me kryeministrin britanik David Cameron opsionet e mundshme dhe masat e përbashkëta për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Putin, duke folur pas bisedimeve me Cameronin në vendpushimin jugor të Soçit, tha se janë diskutuar “hapa praktikë”, por nuk dha hollësi.

Britania mbështet kryengritësit sirianë dhe dëshiron që ta heqë embargon e armëve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që Rusia ka qenë një aleate e vjetër dhe furnizuese me armë e regjimit sirian.

Cameron, sidoqoftë, ka mirëpritur nismën e re në mes të Rusisë dhe SHBA-së, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve në Siri që të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare për të diskutuar zgjidhjen politike të konfliktit dy-vjeçar, që ka marrë më shumë se 70 mijë jetë.
XS
SM
MD
LG