Ndërlidhjet

Talibanët kërcënojnë: Mos votoni se do vriteni!


Pakistan....

Pakistan....

Lëvizja talibane e Pakistanit ka paralajmëruar votuesit që të bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme të së shtunës, ose “përndryshe do të vriten.”

Zëdhënësi i Talibanëve të Pakistanit, Ensanullah Ensah tha se grupi “planifikon disa aksione më 11 maj, andaj iu apelon votuesve që të qëndrojnë larg nga qendrat e votimit, në mënyrë që të shpëtojnë jetët e tyre”.

Rreth 85 milionë banorë kanë të drejtë votimi në zgjedhjet e së shtunës.

Autoritetet e Pakistanit planifikojnë që të vendosin 600 mijë policë, pjesëtarë të sigurisë dhe ushtarë për ta ruajtur rendin.

Dhjetëra njerëz, përfshirë edhe disa kandidatë janë vrarë dhe qindra janë plagosur nga sulmet talibane nëpër fushatat zgjedhore që nga fillimi i muajit prill.
XS
SM
MD
LG