Ndërlidhjet

Tsarnaev varroset në Virxhinia


Tamerlan Tsarnaev, djathtas
Tamerlan Tsarnaev, djathtas
Xhaxhai i të dyshuarit të sulmit të Bostonit, Tamerlan Tsarnaev, tha se nipi i tij është varrosur në Virxhinia.

Ruslan Tsarni tha se trupi është varrosur me ndihmën e “koalicionit besimtar”.

Ai nuk ka saktësuar vendin e varrimit.

Varrimi i kësaj jave përfundon kërkimin e dëshpëruar për një gatishmëri të komunitetit për ta pranuar turpin, i cili mbeti në një objekt funeralesh në Masaçusets, pasi që varrezat refuzonin të merrnin mbetjet.

Tsarnaev është vrarë më 19 prill gjatë një përleshje me policinë.

Vëllai i tij më i ri, Dzhokhar, është zënë në të njëjtën ditë dhe po mbahet në paraburgim.

Në sulmin e Bostonit u vranë 3 persona dhe u lënduan 260 të tjerë.
XS
SM
MD
LG