Ndërlidhjet

Lavrov: Baza në Bjellorusi, s'është kundër Evropës


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka dhënë garanci se planet e ushtrisë ruse për të ngritur një bazë ajrore në Bjellorusi nuk janë të drejtuara kundër Evropës dhe as nuk janë reagim ndaj planeve evropiane për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes raketore.

Lavrov foli të premten në Varshavë në një konferencë për gazetarë së bashku me homologët gjermanë dhe polakë Guido Westerwelle dhe Radoslaw Sikorski.

Lavrov tha se ”Rusia dhe Bjellorusia – kanë hapësirë të unifikuar ushtarake”.

Lavrov gjithashtu tha se siguria në Evropë është e mundur vetëm në bashkëpunim me Rusinë.

Ministri rus ishte në Varshavë në një takim jozyrtar me ministrat e Jashtë të Gjermanisë dhe Polonisë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë bashkëpunimin e Rusisë me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe situatën në Siri dhe në Gadishullin Korean.
XS
SM
MD
LG