Ndërlidhjet

logo-print

Rrëfehet e mbijetuara e tragjedisë


E mbijetuara e fabrikës në Bangladesh

E mbijetuara e fabrikës në Bangladesh

Gruaja që është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e fabrikës së shembur në Bangladesh, më shumë se dy javë më parë, ka përshkruar kohën sa ka qenë e ngujuar.

“Nuk kisha asgjë për të ngrënë. I kisha vetëm dy shishe me ujë. Në dy ditët e fundit nuk kisha asnjë pikë ujë. Kam përdorur një shkop për t'iu treguar (ekipeve të shpëtimit) se jam gjallë. Unë dëgjoja të flisnin mbi mua, i thërrisja, por askush nuk më dëgjonte”, është shprehur Reshma, e mbijetuara e tragjedisë.

Pamjet televizive kanë treguar punëtorët e shpëtimit duke brohoritur nga gëzimi.

Një zëdhënës i ushtrisë ka bërë të ditur se e mbijetuara është dërguar menjëherë në një spital ushtarak.

Mbi 1 mijë njerëz janë konfirmuar sot të vdekur nga shembja e fabrikës më 24 prill, në afërsi të kryeqytetit Daka.

Mbi 10 njerëz janë arrestuar në lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG