Ndërlidhjet

SHBA: Në Prill – tepricë rekorde buxhetore


Ndërtesa e Departamentit të Thesarit në Uashington
Ndërtesa e Departamentit të Thesarit në Uashington
Departamenti i Thesarit ka njoftuar se muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara kanë realizuar tepricë në arkën shtetërore prej 113 miliardë dollarësh, që është më e madhja në pesë vitet e kaluara.

Kjo tepricë e ka zvogëluar deficitin federal në shtatë muajt e parë të vitit buxhetor, duke e bërë atë të nivelit më të ulët prej vitit 2008.

Rritja stabile ekonomike dhe shkalla më e lartë e taksave i kanë rritur të ardhurat e qeverisë nga tatimet, ndërsa nga ana tjetër janë ulur shpenzimet.

Në shtatë muajt e parë të vitit buxhetor, deficiti ishte 488 miliardë dollarë. Në periudhën e njejtë të vitit të kaluar buxhetor, deficiti ishte dukshëm më i madh dhe kishte arritur shumën prej 720 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG