Ndërlidhjet

Pakistan: Mbahen zgjedhjet historike, talibanët sulmojnë


Njerëzit presin për të votuar
Njerëzit presin për të votuar
Zgjedhjet në Pakistan, që janë vlerësuar si historike, po mbahen sot, përkundër sulmeve vdekjeprurëse nga talibanët pakistanezë.

Pas disa orëve të votimit, policia ka njoftuar se së paku 10 vetë janë vrarë nga një sulm me bombë në qytetin – port, Karaçi.

Ishte e qartë se cak i sulmit ishte selia e Partisë Kombëtare Awami, që është grup sekular.

Raportohet se nga një sulm tjetër në Peshavar, ku ishin sulmuar femrat që votonin, është vrarë së paku një person.

Gjatë fushatës parazgjedhore janë vrarë së paku 120 vetë.

Talibanët e Pakistanit i kanë dënuar zgjedhjet duke i cilësuar si joislamike dhe janë kërcënuar se do t’i shkatërrojnë votimet.

Votimi për zgjedhjen e 342 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, shënon herën e parë në historinë 66 vjeçare të Pakistanit, që qeveria civile e ka përfunduar mandatin e plotë dhe e kalon qeverisjen te një administratë tjetër nëpërmjet të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG