Ndërlidhjet

Pakistan: Nawaz Sharif deklaron fitore në zgjedhje


 Nawaz Sharif
Nawaz Sharif

Ish kryeministri Nawaz Sharif, duket se po lëvizë kah formimi i qeverisë së re të Pakistanit, pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, në të cilat u shënua pjesëmarrje e lartë e votuesve, megjithë kërcënimet dhe dhunën e talibanëve.

Zyrtarë zgjedhorë thanë se dalja në votime ishte afro 60%. Në Pakistan të drejtë vote kanë afro 86 milionë njerëz.

Zoti Sharif, i cili më parë dy herë ka qenë kryeministër i Pakistanit, ka shpallur fitore për partinë e tij opozitare, Lidhja Myslimane, dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga të gjitha forcat politike.

Shenjat e para sugjerojnë se partia e Sharifit nuk do të ketë mundësi që vetë ta ketë shumicën në Asamblenë Kombëtare, por do të jetë e detyruar ta formojë një koalicion.

Të shtunën në Pakistan janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, që janë vlerësuar si historike.

Pakistanezët votojnë në zgjedhjet historike
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00


Komisioni Zgjedhor e kishte zgjatur votimin për një orë, për shkak të daljes së madhe të votuesve. Zgjedhësit kanë dalë në votime pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse dhe kërcënimeve nga ekstremistët.

Talibanët e Pakistanit i kanë dënuar zgjedhjet duke i cilësuar ato si joislamike dhe e kanë shprehur përkushtimin e tyre për shkatërrimin e zgjedhjeve.

Në qytetin – port, Karaçi, së paku 10 vetë janë vrarë nga sulmi me bombë, që për cak e kishte zyrën e një partie sekulare.

Së paku 5 vetë janë vrarë në luftimet ndërmjet mbështetësve të dy kandidatëve në provincën Baloçistan, që është afër kufirit me Afganistanin.

Në rajonin fisnor Vaziristani Verior, që është bazë e talibanëve, femrave u është thënë që të mos dalin në votime.

Votimi për zgjedhjen e 342 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, shënon herën e parë në historinë 66 vjeçare të Pakistanit, që qeveria civile e ka përfunduar mandatin e plotë dhe e kalon qeverisjen te një administratë tjetër nëpërmjet të zgjedhjeve.

Video nga sulmet në Pakistan.

Shpërthim bombe në Pakistan ditën e zgjedhjeve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00
XS
SM
MD
LG