Ndërlidhjet

HRW: Shqetësim për arrestimin e gazetarit të Radios Evropa e Lirë


Mbishkrimi Radio Evropa e Lirë - Radio Liria në selinë në Pragë
Mbishkrimi Radio Evropa e Lirë - Radio Liria në selinë në Pragë
Grupi Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, u është bashkuar organizatave të tjera për të drejtat e njeriut, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetarit Rovshan Yasmuhamedov, korrespondent i Radios Evropa e Lirë, shërbimi për Turkmeninë.

Ai ishte dënuar të hënën në pjesën lindore të Turkmenisë, ndërsa familja e tij kishte kuptuar për arrestimin e tij ditën e Enjte.

Nëpërmjet një kumtese të sotme, HRW thotë se autoritetet e Turkmenisë “duhet menjëherë ta lirojnë ose ta akuzojnë juridikisht” zotin Yazmuhamedov, i cili ishte arrestuar për “arsye të paraportuara”.

Të premten organizatat Amensty Internatioanl dhe Reporterët pa Kufinj kanë tërhequr vërejtjen se gazetari është në rrezik që të torturohet.

Amnesty International ka theksuar se “Radio Evropa e Lirë/Radio Liria është njëri nga pak burimet e mbetura të informacionit të pavarur për jetën në Turkmeni”.
XS
SM
MD
LG