Ndërlidhjet

Rusi: Mospajtime për konferencën për Sirinë


John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë takimit të tyre të në Moskë këtë javë

John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë takimit të tyre të në Moskë këtë javë

Një zyrtar rus ka thënë se ka mospajtime lidhur me atë se kush ka të drejtë të marrë pjesë në procesin e paqes në Siri, duke sugjeruar se kjo mund t’i dëmtoj përpjekjet për organizimin e një konference ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, të Enjten në Moskë shpallën se Uashingtoni dhe Moska do të synojnë organizimnin e konferencës për Sirinë dhe kanë shfaqur shpresën se ajo do të mund të mbahej këtë muaj.

Agjencitë perëndimore dhe ato ruse të lajmeve e kanë cituar një zyrtar të paemëruar, i cili ishte i pranishëm në takimin Kerry – Lavrov, që ka thënë se mbajtja e takimit ndërkombëtar “në fund të muajit Maj është e pamundshme”.

Rusia i ka kundërshtuar sanksionet kundër Sirisë, por i ka mbështetur thirrjet për krijimin e një qeverie të tranzicionit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nga konflikti dyvjeçar në Siri janë vrarë së paku 70 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG