Ndërlidhjet

Iran: Pjesa jugore u godit nga tërmeti


Nga tërmeti janë dëmtuar shtëpitë në provincën Hormozgan në Iran

Nga tërmeti janë dëmtuar shtëpitë në provincën Hormozgan në Iran

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit thotë se një tërmet, që e ka goditur sot pjesën jugore të Iranit, ka shkaktuar dëme të rënda dhe plagosje të njerëzve.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti me intensitet 6.2 shkallë, në orët e hershme të mëngjesit, e kishte epiqendrën 85 kilometra në juglindje të qytetit Minab.

Ky institut ka regjistruar edhe disa dridhje pas tërmetit në hapësirën e njejtë.

Gjysmëhëna e Kuqe u tha mediave se së paku 400 shtëpi janë dëmtuar rëndë në pesë fshatra, me ç’rast janë lënduar 16 njerëz.
XS
SM
MD
LG