Ndërlidhjet

Pakistan: Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, përkundër sulmeve


Pamje nga votimet në qytetin Ravalpindi në Pakistan
Pamje nga votimet në qytetin Ravalpindi në Pakistan
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Pakistan duket se është e lartë, përkundër sulmeve vdekjeprurëse dhe kërcënimeve nga ekstremistët.

Komisioni Zgjedhor i Pakistanit tha se afro 30% të votuesve të regjistruar kanë votuar deri në mesditë.

Talibanët e Pakistanit i kanë dënuar zgjedhjet duke i cilësuar si joislamike dhe janë kërcënuar se do t’i shkatërrojnë votimet.

Në qytetin – port Karaçi, së paku 10 vetë janë vrarë gjatë një sulmi me bombë kundër selisë së një partie sekulare.

Nga sulmi tjetër në Peshavar, cak i të cilit ishin femrat që votonin, janë plagosur së paku 22 njerëz.

Në rajonin fisnor Vaziristani Verior, që është bazë e talibanëve, femrave u është thënë që të mos dalin në votime.

Votimi për zgjedhjen e 342 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, shënon herën e parë në historinë 66 vjeçare të Pakistanit, që qeveria civile e ka përfunduar mandatin e plotë dhe e kalon qeverisjen te një administratë tjetër nëpërmjet të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG