Ndërlidhjet

Raportet: Zyrat në Shtëpinë e Bardhë janë evakuuar


Pamje e pjesës ballore të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Pamje e pjesës ballore të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë është evakuuar sot, me gjasë për shkak të tymit nga një qark elektrik dhe nuk ka indikacion për rrezik ndaj presidentit Barack Obama, kanë raportuar rrjetet televizive CNN dhe Fox News.

Zyra Ovale e zotit Obama dhe zyrat e pjesëtarëve të lartë të stafit të tij janë të vendosura në shtesën Krahu Perëndimor në Shtëpinë e Bardhë.

Rrjetet televizive kanë raportuar se makinat e zjarrfikësve ishin në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG