Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pas evakuimit - u rihapën Zyrat e Shtëpisë së Bardhë


Pamja e pjesës ballore të Shtëpisë së Bardhë

Pamja e pjesës ballore të Shtëpisë së Bardhë

Zyrat në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë ishin evakuuar sot për një kohë të shkurtër, pasi ishte hetuar tymi në ndërtesë, por stafi ishte lejuar të kthehet dhe nuk ka indikacion për ndonjë situatë të rrezikshme për presidentin Barack Obama.

Rrjetet televizive amerikane thanë se Shërbimi i Fshehtë kishte zhvilluar hetime për burimin e tymit.

Zyra e presidentit dhe ato të stafit të lartë janë të vendosura në shtesën Krahu Perëndomor në Shtëpinë e Bardhë.

Pamjet nga Shtëpia e Bardhë tregonin se atje gjendeshin kamionë të zjarrfikësve.

Burimi i tymit, megjithatë, mbetet i paqartë.
XS
SM
MD
LG