Ndërlidhjet

Kosovë: Policia i ka arrestuar pesë të dyshuar për drogë


Pjesëtarë të policsë së Kosovës
Pjesëtarë të policsë së Kosovës
Polica e Kosovës në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë të dyshuar në një lagje të Prishtinës dhe ka konfiskuar 2. 29 kilogramë substancë narkotike të llojit “kokainë”.

Polica njoftoj se me ketë rast janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar një revolver dhe 50 fishekë, dy vetura, dhe tetë telefona celularë.

Policia tha se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetime lidhur me këtë rast thuhet se kishin nisur që nga muaji prill.
XS
SM
MD
LG