Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Siria fajësohet për sulmet me makina – bomba


Pamje pas eksplodimit në Rejhanli të Turqisë, afër kufirit me Sirinë

Pamje pas eksplodimit në Rejhanli të Turqisë, afër kufirit me Sirinë

Turqia i ka fajësuar forcat e Sirisë për dy sulme me makina – bomba, nga të cilat janë vrarë 40 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë, në një qytet të Turqisë afër kufirit me Sirinë.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bulent Arinc, tha se lojalistët e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ishin “të dyshuar të zakonshëm” për sulmet e sotme në qytetin Rejhanli.

Ai tha se Ankaraja do ta kryej një hetim para se të vendos për ndonjë përgjigjje eventuale.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se Ankaraja do të “ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme” për ta mbrojtur vetveten.

Raportohet se disa sirianë ishin në mesin e viktimave, nga shpërthimi i bombave në ndërtesën e komunës dhe të postës në Rejhanli.

Më se 300 mijë refugjatë kanë kërkuar strehim në Rejhanli, prej se ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Mars të vitit 2011.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmi mund të jetë i ndërlidhur me luftën civile në Siri ose me procesin paqësor të Turqisë me militantët kurdë.
XS
SM
MD
LG