Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Vuçiq përpiqet t’i bindë serbët e veriut të Kosovës


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot arrinë për vizitë në Kosovë, me ç’rast, siç ka paralajmëruar, do të përpiqet t’i bindë serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Nëse dikush dëshiron të na dëgjoj, për këtë arsye shkojmë në Kosovë, që të provojmë të shpejgojmë”, tha Vuçiq, dhe theksoi se “nëse dikush nuk dëshiron të na dëgjoj, por mendon se me mallkime dhe qortime publike do t’i zgjidhë problemet, atëherë problemi nuk qëndron në mua”.

Mëtutje Vuçiq ka theksuar se nga ana e tij do të përpiqet “të bëjë çdo gjë të mundshme për Serbinë dhe qytetarët e saj” dhe mendon “se njerëzit në Serbi i kuptojnë të gjitha dhe se ata do ta japin vlerësimin përfundimtar”.
XS
SM
MD
LG