Ndërlidhjet

OKB, SHBA: Dënohen sulmet me bomba në Turqi


Pamje pas një eksplodimi në qytetin kufitar turq Rejhanli ku shihen zjarrfikësit në veprim

Pamje pas një eksplodimi në qytetin kufitar turq Rejhanli ku shihen zjarrfikësit në veprim

Zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara i kanë dënuar sulmet e djeshme me bomba në një qytet të Turiqsë, afër kufirit me Sirinë, nga i cili janë vrarë 43 vetë dhe shumë të jerë janë plagosur.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e ka dënuar sulmin duke thënë se asnjë arsye ose zemërim nuk e arsyeton sulmin ndaj civilëve.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, vlerësoi se sulmi me bomba ishte “i tmerrshëm” dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë seë bashku me Turqinë, aleat në NATO.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Turqisë, Besir Atalay, tha se grupet e ndërlidhura me regjimin dhe shërbimet e inteligjencës në Siri, janë të dyshuara për eksplodimet në qytetin Rejhanli, në provincën Hataji, ku ndodhen mijëra refugjatë sirianë.

Turqia e mbështet opozitën në luftën civile në Siri dhe ka kërkuar largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG