Ndërlidhjet

Bullgari: Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare


Pamje nga kryeqyteti bullgar Sofje

Pamje nga kryeqyteti bullgar Sofje

Në Bullgari sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë caktuar pas protestave masive lidhur me çmimet e larta të energjisë, varfërisë dhe korrupsionit.

Zgjedhjet është dashur të mbahen në muajin Korrik, por në muajin Shkurt të këtij viti, kryeministri Boiko Borisov, dha dorëheqje pas demonstratave në gjithë Bullgarinë.

Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se partia e qendrës së djathtë, GERB, që ishte në qeveri, dhe Partia Socialiste në Bullgari, kanë pothuajse gjasë të barabarta për sukses në zgjedhje.

Fushata parazgjedhore ishte trazuar nga skandali lidhur me përgjimin ilegal, për të cilin dyshohet se ishte urdhëruar nga ish ministri i brendshëm.

Ditën e Premte, pak para zgjedhjeve, prokurorët thanë se zyrtarët i kishin marrë 350 mijë fletëvotime ilegale nga një shtypshkronjë.

Aktivistët opozitarë e kanë akuzuar qeverinë e mëparshme për involvim në këtë incident dhe kanë shfaqur shqetësime për mashtrim zgjedhor.

Votimet e sotme në Bullgari monitorohen nga më se 250 vëzhgues ndërkombëtarë.

Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.
XS
SM
MD
LG