Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Qeveria i përgënjeshtron akuzat për sulm në Turqi


Shkatërrimet pas eksplodimit në qytetin turk Rejhanli

Shkatërrimet pas eksplodimit në qytetin turk Rejhanli

Qeveria e presidentit Bashar al-Assad në Siri e ka hedhur poshtë çfarëdo përgjegjësie për sulmet e djeshme me makina-bomba në një qytet të Turqisë, afër kufirit me Sirinë.

Ministri sirian i informacionit, Omran al-Zohbi, tha sot se Siri “nuk ka bërë dhe kurrë nuk do të kryej akte të tilla”.

Njëherësh, ministria e brendshme e Turqisë ka njoftuar sot se nëntë vetë janë arrestuar lidhur me sulmet e djeshme dhe se “ka pasur edhe pranime”.

Nga dy sulmet e djeshme me bomba janë vrarë së paku 43 vetë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Në qytetin Rejhanli, ku kanë ndodhur sulmet, gjenden edhe mijëra refugjatë sirianë, që janë larguar nga konflikti dyjeçar në Siri.

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha sot se beson se sulmi është kryer nga luftëtarët lojalë ndaj presidentit Assad.
XS
SM
MD
LG