Ndërlidhjet

Filipine: Janë liruar katër shtetasit që shërbyen si paqeruajtës


Makina e paqeruajtësve filipinas në Rrafshnaltën e Golanit
Makina e paqeruajtësve filipinas në Rrafshnaltën e Golanit
Qeveria e Filipineve thotë se të katër paqeruajtësit filipinas, që ishin rrëmbyer nga forcat opozitare në Siri, në Rrafshnalëtn e Golanit, janë liruar të padëmtuar.

Ministri i jashtëm i Filipineve, Albert del Rosario, tha sot se të katër personat, paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, që e monitorjnë linjën e armëpushimit ndërmjet Sirisë dhe Izraelit, janë liruar dhe transferuar në Izrael.

Ata ishin rrëmbyer javën e kaluar.

Më 10 Maj kryengritësit sirianë nga Brigadat Martire Jarmuk e publikuan një video të këtyre personave, duke thënë se ishin rrëmbyer për sigurinë e tyre, derisa ata ishin të angazhuar në luftimet kundër forcave të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Qeveria e Filipineve tha se mund të ndodhë që t’i tërheq paqeruajtësit e saj, gjithsej 300, prej rajonit, për shkak të shqetësimeve për siguri.
XS
SM
MD
LG