Ndërlidhjet

Kosovë: Hoxhaj dërgoi ngushëllime për vrasjet në Turqi


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministrit të jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, pas vrasjes së 46 personave, nga disa sulme me bomba në qytetin Rejhanli të Turqisë, njofton ministria e jashtme e Kosovës.

Në telegram, zoti Hoxhaj “ka shprehur shqetësim dhe pikëllim të thellë për këto akte të rënda”.

“Në këto momente të vështira, populli i Kosovës ndanë dhimbjen me popullin e Turqisë për personat e vrarë dhe të plagosur”, thuhet në telegramin e zotit Hoxhaj, dhe theksohet se “Republika e Kosovës u bashkohet shteteve demokratike të botës në kundërshtimin dhe dënimin e këtyre akteve, të cilat janë të papranueshme për popullin dhe qeverinë e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG