Ndërlidhjet

Tenis: Williams e mundi Sharapovën në finale të Madridit


Serena Williams në aksion
Serena Williams në aksion
Tenistja amerikane, Serena Williams, që radhitet e para në ranglistën e tenisteve më të mira të botës, e ka fituar sot titullin e saj të 50 në karrierë, pasi e mundi rusen Maria Sharapova, në dy seta (6:1, 6:4), në finalen e turneut të hapur në Madrid të Spanjës.

Kjo është fitorja e saj e dytë e njëpasnjëshme në Madrid.

Gjatë dekadës së fundit, Williams e Sharapova janë takuar 15 herë, por Sharapova ia doli të fitoj vetëm dy herë, ndërsa në takimet e tjera ka triumfuar Williams.
XS
SM
MD
LG