Ndërlidhjet

Erdogan: Talibanët i kanë liruar katër inxhinierë nga Turqia


Pamje nga rrëzimi i mëparshëm i një helikopteri rus

Pamje nga rrëzimi i mëparshëm i një helikopteri rus

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur sot se talibanët i kanë liruar katër inxhinierë turq në Afganistan.

Duke folur në një tubim në Stamboll, Erdogan tha se individët e liruar ishin në mesin e tetë inxhinierëve turq, që ishin rrëmbyer aktualisht në pjesën juglindore të Afganistanit, pasi helikopteri i tyre ishte rrëzuar.

“Në saje të përpjekjeve të inteligjencës së Turqisë, katër prej tyre na janë kthyer dhe tash ata janë të sigurt”, tha Erdogan.

Tetë shtetasit turq ishin në helikopterin rus, kur ai ishte rrëzuar më 21 Prill, meqë kishte bërë një “aterim të rëndë”, për shkak të motit të lig, në një territor të largët në provincën Logar.

Ata ishin zënë nga talibanët së bashku me një afgan dhe dy pilotë nga Rusia dhe Kirgizia.
XS
SM
MD
LG