Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Kompanitë perëndimore akuzohen për teste në Gj. Lindore


Javorja gjermane, Der Spiegel, pretendon se kompanitë perëndimore të ilaçeve i kanë testuar prodhimet e tyre të reja në më tepër se 50 mijë shtetas të Gjermanisë Lindore, para vitit 1989, kur u shkatërrua Muri i Berlinit.

Në numrin e saj më të ri, Der Spiegel shfaqë dyshime se kompanitë kryesore nga Gjermania Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra, kanë marrë pjesë në studime, disa prej të cilave janë kryer pa marrjen e lejes nga pjesëmarrësit.

Sipas raportit, dy njerëz kishin vdekur në Berlinin Lindor, gjatë një testi të ilaçit për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, ndërsa dy të tjerë vdiqën në Magdeburg, gjatë testit të ilaçit për shtypje të gjakut.

Afro 600 testime ishin mbajtur në 50 spitale, me ç’rast kompanitë e kishin paguar qeverinë e Gjermanisë Lindore me nga 520 mijë dollarë për secilin test.

Shkrimi në Der Spiegel mbështetet në dokumentet e ish ministrisë së shëndetësisë së Gjermanisë Lindore dhe të policisë sekrete Stasi.
XS
SM
MD
LG