Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj: Krenarë për rolin e Kosovës në mbrojtjen e hebrenjve


MInistri Hoxhaj (në mes) së bashku me delegacionin e hebrenjve në Prishtinë

MInistri Hoxhaj (në mes) së bashku me delegacionin e hebrenjve në Prishtinë

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur krenar për rolin e Kosovës në mbrojtjen e komunitetit hebre gjatë periudhave historike.

“Jemi shumë krenarë për rolin që kishte populli i Kosovës në mbrojtje të komunitetit të hebrenjve në periudha të rënda të historisë dhe jemi shumë krenarë që sot hebrenjtë janë pjesë e procesit të shtendërtimit të Kosovës, e cila është ndërtuar mbi tri parime të mëdha: demokracia, multietniciteti dhe sekularizmi”, ka thënë Enver Hoxhaj, gjatë takimit të mbrëmshëm në Prishtinë, me përfaqësues të hebrenjve nga Ballkani dhe Izraeli.

Mëtutje, siç njofton ministria e jashtme e Kosovës, zoti Hoxhaj ka theksuar se qeveria e Kosovës është e vendosur në promovimin e fuqishëm të identitetit hebre në Kosovë dhe avancimin e pozitës së tyre përmes mbrojtjes ligjore.

Ai e ka vlerësuar lartë vizitën e këtij delegacioni, duke thënë se paraqet një kthesë për komunitetin hebre në Prizren dhe në Kosovë.

Zoti Hoxhaj e ka falënderuar kryetarin e Shoqatës së komunitetit të hebrenjve në Kosovë, Votim Demiri, për punën e madhe dhe të palodhshme për përfaqësimin e identitetit dhe kulturës hebreje në Kosovë.
XS
SM
MD
LG