Ndërlidhjet

logo-print

Sharif do të formojë qeverinë e re


Nawaz Sharif

Nawaz Sharif

Nawaz Sharif do të formojë qeverinë e re pakistaneze, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e së shtunës.

Rezultatet e pjesshme kanë treguar se Liga Myslimane është duke udhëhequr drejt shumicës në legjislaturën prej 342 vendesh.

Sharif pritet të nisë mandatin e tij të tretë si kryeministër, duke shënuar kështu një rikthim politik, pas përmbysjes në grusht-shtetin ushtarak të vitit 1999.

Kjo ka qenë hera e parë në historinë e Pakistanit që një qeveri civile përfundon mandatin dhe i dorëzon atë një tjetër qeverie civile.
XS
SM
MD
LG