Ndërlidhjet

Turqi-Siri: Akuza të ndërsjella


Nga sulmi i së dielës në qytetin Rejhanli.
Nga sulmi i së dielës në qytetin Rejhanli.
Shpërthimet e së dielës në qytetin Rejhanli të Turqisë, nga të cilat kanë humbur jetën 46 njerëz, kanë nxitur akuza të ndërsjella midis Ankarasë dhe Damaskut.

Autoritetet turke kanë thënë se kanë arrestuar nëntë shtetas turq, të cilët dyshohen se kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës në Siri. Turqia ka thënë se të dyshuarit kanë pranuar se kanë marrë pjesë në sulme.

Regjimi sirian, në anën tjetër, ka mohuar përfshirjen në to, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, që të japë dorëheqje, duke thënë si ai bën përpjekje të ndërtojë famën e tij “përmes gjakut të turqve dhe sirianëve”.

Erdogan ka paralajmëruar për hakmarrjen turke, por ka thënë se vendi i tij do t’i rezistojë rrëshqitjes në luftën civile të Sirisë.

Turqia mbështet rebelët sirianë, ndërsa Qeverisë siriane i ka bërë thirrje që të japë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG